Tentoi ta korruptonte policin me 1000 denarë, kallëzim penal për një person nga Saraji

MPB njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 50-vjeçarit A.S. nga fshati Llaskarcë i Sarajit për shkak se i njëjti pas një kundërvajtje në trafik, ka tentuar ta korruptojë policin me 1000 denarë, shkruan TV21. Nga MPB thonë se kallëzimi penal është bërë nën dyshimin për shkelje të nenit 358 të Kodit Penal.

“Me datën 01.08.2023, pasi zyrtarët policorë kanë konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe e kanë njoftuar se do të përpilohet urdhërpagesë për kundërvajtje, i akuzuari ka nxjerrë dhe ka hedhur 1.000 denarë në karrigen e pasagjerit të automjetit zyrtar që të mos shkruhej urdhri”, thonë nga MPB.