Tensionohet situata para Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

Partia Demokratike në Shqipëri po zhvillon një protestë para Parlamentit, ndërkohë që brenda mbahet seanca.

Mbështetësit e PD kanë hedhur tymuese në drejtim të forcave të policisë të cilat në numër të shtuar kanë krijuar një gardh para institucionit. Sipas mediave vendore situata pritet të përshkallëzohet.