Tensionohet gjendja në Kërçovë, rrahet Mustafa Ahmedi, babai i El Chekës

Në Kërçovë është krijaur situatë e tensionuar sot në ditën e zgjedhjeve. Blerim Ahmedi, vëllau i El Chekës thotë se “bandat e DBI-së” kanë rrahur prindin e tij, Mustafa Ahmedi. Rasti sipas tij ka ndodhur reth orës 12 e 30 minuta.
“Ibrahim Kocja banditi i duit me urdher të Ali Ametit sulmoi prindin tim”, ka shkruar Ahmedi në facebook.
Ai për Lajm ka deklaruar se babai i tij gjendet për momentin në spitalin e Kërçovës dhe nuk është në gjendje të flasë për mediumet. Rasti është denoncuar edhe në policinë e Kërçovës. Në fotografinë e postuar në FB poashtu vërehen lëndime në fytyrë të z. Muatafa Ahmedit. Nga DBI për momentin nuk ka reagim zyrtar lidhur me incidentin.