Tensionet në veri të Kosovës, mbyllet pika kufitare në Bërnjak

Pika kufitare në Bërnjak është mbyllu për hyrje nga Serbia. Këtë  e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku sot në orët e mëngjesit u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër nga grupe kriminale.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar liderët e shtetit, ku e kanë dënuar si akt dhe kanë bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.