Partia Demokratike ka vazhduar me ato që i quan “protesta kombëtare” e të cilat mbahen çdo të premte. Protestat po mbahen tash e më shumë se një muaj.
Edhe si herët e kaluara, edhe sonte protestuesit kanë hedhur molotovë e fishekzjarre drejt objektit të Kryeministrisë.
Policia është kundërpërgjigjur duke hedhur ujë.
Protestuesit pasi u shpërndan nga Policia u nisën drejt Kuvendit.
Opozita po proteston me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.



