Tensione në Kuvendin e Shqipërisë

Edhe pse e nisi pa deputetët e opozitës seancën e parlamentit, Lindita Nikolla e ka mbyllur atë sapo disa prej deputetët demokratë janë futur në sallë.

Fillimisht deputetët e opozitës janë bllokuar për më shumë se 30 minuta në derën hyrëse të parlamentit, dhe më pas ata të paktë që u futën brenda, u bllokuar nga Garda e cila ishte bërë gardh.

Masa të shtuara garda kishte marrë për shkak të pranisë së Edi Ramës në sallën e parlamentit dhe për shkak të protestës jashtë sallës.