Manchester United ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri, ku synojnë të jenë më mirë sidomos në renditjen tabelare në Ligën Premier.
Erik Ten Hag ka udhëhequr Djajtë e Kuq në një ndeshje miqësore në Norvegji ku janë mposhtur nga Rosenborg me rezultat minimal 1-0.
Megjithatë trajneri holandez fillimisht ka folur për transferimin e fundit të United, ku morën sulmuesin Joshua Zirkzee nga Bologna për rreth 50 milionë euro.
Më pas, trajneri holandez nënvizoi fuqinë e skuadrës së tij, duke shtuar se mund të fitojnë ndaj çdo kundërshtari nëse të gjithë lojtarët janë në formë, por sërish shtoi se United i duhen edhe disa lojtarë që të jetë konkurrues, duke ditur kalendarin e ngjeshur që i pret.