Ten Hag kërkon transferimin e yllit të Napolit, Osimhen

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, dëshiron që klubi të bëjë dy nënshkrime gjatë verës dhe një nga objektivat e tij kryesore është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.
Sulmuesi 24-vjeçar është bërë lojtari kyç këtë sezon, duke shënuar 19 gola në 20 ndeshje të Serie A dhe duke u bërë një figurë legjendare në klub.

Siç raportohet nga ‘Manchester Evening News’, Ten Hag dëshiron që klubi të marrë dy përforcime të rëndësishme në afatin kalimtar të verës dhe një nga objektivat e tij kryesore është Osimhen.

Mund të jetë e vështirë për ‘Djajtë e Kuq’ të gjejnë një marrëveshje me Napolin, pasi presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis nuk mendon të lë të lirë nigerianin.

Kujtojmë që Osimhen ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2025.