Ten Hag ka 140 milionë euro në dispozicion për merkaton e parë tek United

Erik ten Hag ka një mision shumë të vështirë – rikthimin e Man United në majat e futbollit.

Trajneri holandez, Ten Hag do të nis aventurën e tij si trajner i Manchester United në fund të këtij sezoni.

Por, gjatë verës, skuadra fillimisht do të bëjë disa ndryshime në përbërje, në koordinim me trajnerin.

Sipas raportimeve nga Holanda, Ten Hag do të ketë 140 milionë euro në dispozicion për të përforcuar skuadrën, përcjell lajmi.net.

Dy emra që janë në listën e dëshirave të trajnerit janë dy lojtarët e Ajax Amsterdam, Jurrien Timber dhe Antony.

Po ashtu, mesfushori i Barcelonës, që dikur ishte pjesë e Ajax, Frenkie de Jong është një nga dëshirat e Ten Hag.

United lidhet edhe me emra si Darwin Nunez, por 140 milionë euro nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjitha lëvizjet.