Ten Hag i pakënaqur me Onanan

Erik ten Hag ende nuk është bindur nga paraqitjet e Andre Onanas.
Portieri, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Interi për 48 milionë funte gjatë afatit kalimtar të verës, ka pasur një fillim për tu harruar në “Old Trafford”, shkruan lajmi.net.

Një numër gabimesh i kanë kushtuar skuadrës, por ai filloi të korrigjonte disa nga ato gabime kur shpëtoi një penallti në një fitore dramatike në Champions League ndaj FC Copenhagen.

Ten Hag e ka pranuar se ajo që ka treguar portieri nuk është e mjaftueshme.

“Ju i jepni atij standardet dhe gjithashtu pritshmëritë, por gjithashtu ka të bëjë me arritjen në të njëjtin nivel. Ai ka pritshmëri të mëdha nga vetja. Ne i japim atij besimin, shikoni se çfarë keni bërë në të kaluarën për klube të mëdha në liga të mëdha, ai ka aftësitë. Dy ndeshjet e fundit ishin një progres i mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Është shumë mirë, por te Manchester United e mira nuk është mjaftueshme”, tha trajneri.

United e mbajti portën e paprekur për herë të parë që nga 26 shtatori, në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve.