Në Berovë sot në mëngjes në orën 8:30 janë matur -2 gradë, 2 në Llazaropolë, 3 në Shkup – Petrovec, Kriva Pallankë, Strumicë, Manastir, Hanet e Mavrovës. Në Tetovë temperatura ishte 4 gradë, 5 në Demir Kapi, Kodër të Diellit, Prilep, 6 në Vinicë, Shtip, Pretor, Krushevë, Kumanovë, Dibër, Shkup – Zajçev Rid, 7 në Ohër, 8 në Gjevgjeli dhe 10 gradë në Dojran.
Siç informoi DPHM, gjatë natës ishte kthjellët, sot në mëngjes është me diell dhe ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale kryesisht përgjatë Vardarit. Po fryn erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa mjegull ka në disa pjesë të luginës së Shkupit.
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi Verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 18 deri 24 gradë.
Në Shkup mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të mbërrijë 22 gradë.




