Televizionet ruse nuk transmetohen në Maqedoninë e Veriut

Rrjeti i Telekom Maqedoni tashmë po zbaton rekomandimin e Qeverisë për shkyçje të kanaleve televizive të Federatës Ruse, shkruan TV21. Tashmë në rrjetin kabllorë të Telekom Maqedoni thuhet se “Russia Today për momentin nuk është i qasshëm në Maqedoninë e Veriut për shkak të ndërprerjes së sinjalit të satelitit”.

Ndryshe, para dy dite TV21 raportoi se menjëherë pas rekomandimit të Qeverisë, operatorët kabllorë në vend kanë marrë vendim unanim për shkyçjen e “Russia Today” dhe “Sputnik” nga transmetimi televiziv në Maqedoninë e Veriut./TV21