Arsenal kanë humbur një pjesë të rëndësishme të mesfushës në pjesën kryesore të sezonit në Premier League.
Thomas Partey ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Crystal Palace dhe rrezikon t’i mungojë Arsenalit për ndeshjet e fundit të sezonit.
Lojtari ka marrë një lëndim muskulor në këmbën e djathtë gjatë së hënës dhe nuk dihet akoma se sa do të mungojë.
Lajmin për lëndimin e mesfushorit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit.
Partey humbi disa ndeshje edhe në fillim të sezonit, pikërisht si pasojë e një lëndimi të ngjashëm.




