Sot para spitalit të Tetovës kanë protestuar të angazhuarit si teknikë medicinal, për shkak se në vendin e tyre janë pranuar persona tjerë.
Nga atje thonë se pas nëntë viteve punë në shërbim të spitalit ato tani, siç thonë, do të largohen dhe do të ngelin pa punë.
“Punojë nëntë vite si teknik medicinal në repartin e Neurologjisë. Nëntë vite jemi përball me sfida, me coivdin. Pas nëntë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, zëvendësohem nga persona që kanë punuar si motra”, tha njëri nga protestuesit.
Ai tha se ka pasur premtime nga Ministri i Shëndetësisë se të gjithë ato që kanë punuar do të marrin vendime, mirëpo sipas tij deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.






