Teatri në pushim, aktorët vazhdojnë provat nga shtëpia

Këto ditë të mbylljes së detyrueshme nëpër shtëpi, artistët i shohin ndryshe. Ka prej tyre që izolimin prej pandemisë e krahasojnë me skenarë filmik. Ndërkaq, ndërprerja e punës në teatër ka bërë që të anulohen edhe premierat e shfaqjeve të parapara për këtë pranverë. Aktori Dritëro Ame thotë se me kastën e aktorëve të tjerë përpiqen t’i bëjnë provat on-line me qëllim që mos të humbasin vitalitetin e roleve që tani më i kanë të gatshme. Por, teatrot janë bosh.

Ne, fatkeqësisht ishim përpara premierës për ta nxjerr, por ja që ndodh karatinimi jo i joni vetëm por i gjithë globit. Mundohemi në shtëpi me aktivitetet, me fëmijët, me punët e shtëpisë. Nuk dihet tash kush është burri e kush gruaja, kemi filluar t’i ndryshojmë edhe detyrat. Ishim në fazën e fundit për të nxjerr premierën, por ja që ndodhi kjo që nuk duhej të ndodhin”-tha Dritëro Ame, Aktor.

Përmes video thirrjes edhe aktori Sasho Tasevski na rrëfeu se gjithçka ka ndryshuar. Ai madje beson se jo vetëm për kolegët e tij, por njësoj nuk do të jetë më për askënd.

Profesionalisht nuk ka asgjë sepse gjithçka është e mbyllur. Në shtëpi i bëj punët njëjtë si më parë. Lexoj, mendoj për idetë e reja. Shkruaj diçka që e kam filluar shumë më herët. Nuk ka dallime të mëdha nga shprehitë e jetës normale”-pohoi Sasho Tasevski, Aktor.

Artistët shohin edhe anën pozitive të gjithë kësaj situate. Ata thonë se koha e zgjatur nëpër shtëpitë e tyre iu jep hapësirë për të reflektuar për të ardhmen. Madje iu mundëson që të kalojnë kohë më të gjatë me familjen. Disa prej tyre janë të mendimit se edhe sjellja shoqërore do të ndryshojë për të mirë. Aktorët iu bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë masat.