Komuna e Tearcës dhe kryetari Daut Memishi kanë njoftuar qytetarët dhe kompanitë e ndërtimit se është në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me sektorin ndërtimor, me qëllim krijimin e një mjedisi më të rregullt, më të sigurt dhe më të zhvilluar, shkruan Tema.mk.
Në njoftimin zyrtar theksohet se çdo aktivitet ndërtimor duhet të realizohet vetëm në përputhje me ligjin dhe me dokumentacion të rregullt dhe valid. Autoritetet komunale bëjnë të ditur se asnjë punë ndërtimore nuk duhet të nisë pa pajisjen me lejet përkatëse.
Ky informim vjen si pjesë e përpjekjeve për rritjen e transparencës, rendit dhe përgjegjësisë në komunë, ndërsa qytetarët dhe bizneset ftohen për bashkëpunim dhe respektim të rregullave në fuqi.





