Të tjerët udhëtuan në vende tropikale, ja destinacioni që zgjodhi Alketa për pushime

Alketa Vejsiu e ka përmbyllur me shumë sukses vitin 2019, ndërsa planifikon gjëra të mëdha për vitin e ardhshëm.

Për dallim nga shumë prej të famshmëve tanë që udhëtuan në vendet tropikale, Alketa vendosi të pushojë në Itali.

Nga atje ajo solli një sërë imazhesh të reja, përmes së cilave tregon se po e shijon në maksimum këtë udhëtim.

“Duke ëndërruar. Gjëra të bukura janë rrugës”, ka shkruar ajo sipër njërës fotografi.