Të shtunën dhe të premten janë vaksinuar mbi 23 mijë qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.
Janë aplikuar gjithsej 1.381.901 doza të vaksinës, ndërsa 623.278 qytetarë janë rivaksinuar. Premten dhe të Shtunën dhe vaksinuar gjithsej 23.221 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës të Premten dhe të Shtunën e kanë marrë 4.019 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.