Së paku pesë persona raportohet të jenë vrarë nga të shtënat në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.
Shumë njësite policore dhe njësi speciale janë dislokuar në vendin e ngjarjes, raporton gazeta austriake “Kronen Zeitung”.
Sipas të dhënave fillestare, autori i sulmit është qëlluar.
Sipas policisë, operacioni filloi rreth orës 10. Të shtëna armësh u dëgjuan brenda shkollës, tha policia.
Autoritetet janë duke e bastisur shkollën. Publikut i është kërkuar që ta shmangë zonën.
Gazeta arriti që të fliste me burrin e një mësueseje që ishte barrikaduar në një klasë me nxënësit e saj. Ajo tha se kishte dëgjuar disa të shtëna.
Prindërve të fëmijëve që arritën të iknin tani u është lejuar që t’i shohin ata. Nxënësit e lënduar po trajtohen në një spital lokal.
Ky sulm ndodhi pak para 10-vjetorit të sulmit të 20 qershorit të vitit 2015, kur tre njerëz ishin vrarë në të njëjtin qytet./Nacionale