Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, disa persona qëllojnë drejt automjetit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt një automjeti, i cili ishte në afërsi të spitalit Rajonal dhe drejtorisë së Zjarrfikësve. Ende nuk është raportuar për persona të lënduar.