Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamarierja

Përplasje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur kamarierja e lokalit.

Ndërkaq, raportohet edhe për dy të plagosur që janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor.