Një incident i armatosur ka ndodhur sonte në Çair të Shkupit.
Sipas informacioneve fillestare, të shtënat janë dëgjuar pranë rrugës Xhon Kenedi.
Me armë zjarri është qëlluar në drejtim të një personi i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit dhe është shtruar me urgjencë në Qendrën Klinike të Shkupit.