Të shtëna me armë pranë sinagogës në Vienë

Një ngjarja kriminale raportohet të ketë ndodhur në një sinagogë në Vienë të Austrisë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas mediave ndërkombëtare, forca të shumta policore kanë nisur një aksion.

Raportohet që pranë sinagogës kryesore të Vienës të ketë patur shkëmbim me armë zjarri.

Dyshohet që të jetë vrarë një person dhe disa të tjerë të jenë plagosur. Thuhet se një oficer policie ka mbetur i plagosur rëndë. /tvklan.al