Të shtëna me armë në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe sekuestruar nëntë gëzhoja.

Pas hetimeve fillestare është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.