Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të Kosovës. Dy vëllezër, nga fshati Gollubovc-Malishevë, kanë ndërruar jetë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mediat e Kosovës raportojnë se i dyshuari është dhëndri i familjes dhe është në arrati.

Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është gjetur në vendngjarje. Prokurori dhe njësitet e nevojshme policore janë në vendngjarje.