Rajon-Botë Të shtëna armësh në kampusin e Universitetit të Michigan, tre të vrarë...

Të shtëna armësh në kampusin e Universitetit të Michigan, tre të vrarë dhe pesë të plagosur – sulmuesi kryen vetëvrasje

Në Michigan të SHBA-ve janë vrarë tre persona dhe të paktën pesë tjerë janë plagosur, në atë që po cilësohet të shtëna masive në Universitetin e Michiganit, raportojnë mediat amerikane.

Sipas informacioneve të para, sulmuesi ka kryer në fund të sulmit vetëvrasje.

Policia kishte pranuar telefonatën në ora 20:18, se në kampusin Berkey po ndodhin të shtëna brenda korridorit.

Motivi i sulmit mbetet i panjohur, sikurse nuk është zbuluar as identiteti i sulmuesit apo viktimave.

Në anën tjetër, sulmuesi është kapur nga kamerat e sigurisë, i cili kishte shtënë me pushkë automatike dhe në fund kishte qëlluar veten me plumb në kokë.

Policia amerikane ka publikuar fotografitë e të dyshuarit, një burrë më ngjyrë që mbante atlete të kuqe, kapelë bejsbolli si dhe një pallto.

“Aktualisht kemi qindra policë, zyrtarë lokalë dhe ata federalë që po punojnë në kampin për koordinim për të siguruar lokacionin, identifikojnë të dyshuarin”, u tha nga policia.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia urdhëroi studentët dhe personelin e kampusit që të vetëizolohen nëpër amfiteatër.