Jahti i pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich është pritur me protesta teksa tentoi të futej në Turqi.
Jahti që kushtoi rreth 600 milionë dollarë për t’u ndërtuar, u prit në portin e Bodrumit nga protestues të rinj në një gomone të vogël që valëvitnin flamujt ukrainas.
Ata ishin pjesë e një ekipi, i cili ishte në Turqi për të konkurruar në një garë vjetore, pasi ishin larguar nga Ukraina përpara pushtimit rus.
Jahti u u shoqërua nga policia turke, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, Abramoviq aktualisht është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të BE-së si pjesë e një goditjeje ndaj oligarkëve rusë.
Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.independent.co.uk/tv/news/ukraine-russia-roman-abramovich-yacht-b2041204.html?




