“Të rinjtë treguan kualitet”, Pioli paralajmëron të “paprekshmit” e skuadrës: Çunat janë gati!

Milan e nisi vitin 2024 me “këmbë të mbarë” duke qenë se fitoi me shifrat 4-1 në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Cagliarit. Pas kësaj ndeshje, trajneri Stefano Pioli u shpreh se e vlerëson shumë Kupën e Italisë ndërsa shtoi se të rinjtë e skuadrës janë me shumë vlera dhd perspektivë.

“E nisëm pak me ritëm të ulët, disa nga të rinjtë që aktivizova ndjenë emocionet dhe kjo është normale. Por, pas golit të parë ekipi u ëlirua. Këta djem të rinj kanë kualitet dhe talent, duhet të vaazhdojnë përpara me këtë sjellje.

Në këto kohë është pak e vështirë të jesh trajner i djemeve të rinj, megjithatë këto që kam në dispozicion janë plot me talent. Ata treguan se janë gati dhe unë nuk do t’i përdor vetëm në rastet e emergjencës. Më vjen mirë sepse këtë ndeshje e përballuam me mentalitetin e duhur.

E vlerësojmë shumë këtë kupë, jemi në ëerekfinale dhe tani presim fituesen e ëiftit Atalanta-Sassuolo. Do të provojmë të fitojmë, ashtu sië do të bëjmë edhe me kampionatin dhe Europa League”, u shpreh Pioli.