Të paktën shtatë persona vdiqën këtë të diel pasi aeroplani i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë pyjore të komunës së Quitupan, Jalisco, në Meksikën perëndimore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani, tip Cessna 207, i ardhur nga La Parota, Michoacán, ka rënë në tokë pa u përcaktuar për momentin shkaqet e aksidentit.
Sipas autoriteteve, trupa nga Sekretariati i Mbrojtjes Kombëtare (Sedena) dhe bashkitë e Quitupan dhe Mazamitla janë duke punuar atje.