Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka bërë të ditur se 2,215 persona janë vrarë në Gaza që nga e shtuna e kaluar kur nisi konflikti.
Tutje në njoftim thuhet se 8,714 të tjerë janë plagosur, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë në Bregun Perëndimor janë vrarë 54 persona dhe 11 të tjerë janë plagosur.




