Të paktën 10 të vrarë në Graz, përfshirë të dyshuarin

Kryetarja e Bashkisë së Grazit, Elke Kahr, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve austriake (APA) se dhjetë persona janë vrarë nga të shtënat e së martës në gjimnazin Dreierschützengasse.

Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi të tmerrshme”.

Sipas APA-së, shtatë nga të vdekurit janë nxënës të shkollës.

VIDEO:

Kahr ka bërë të ditur se gjuajtësi ishte në mesin e të vdekurve. Mendohet se ai ka qenë nxënës i shkollës dhe se bazuar në njoftimin e policisë ka shumë gjasa që ai e ka vrarë veten pasi e ka kryer aktin.