Të mjerët…!

Shek Hallaçi

Debati televiziv në OPINJON tek Blendi Fevziu me 22.06.2020 në emisionin me titull.
ALI AHMETI PËR ÇËSHTJEN E SHQIPTARËVE
Na tregoi edhe kësaj radhe që këto emisione,më shumë ngjajnë si ato bastet sportive me lojra të kurdisura, vetëm sa për t’ja hedhur hirin syve publikut, gjoja se po i bëhet një analizë politike, situatës dhe të arriturave politike të Shqiptarëve në Maqedonin e Veriut,e në faktë në këtë emision tentohej të manipuloheshin Shqiptarët,duke u munduar të promovohej Ali Ahmeti si patriot dhe shpëtimtari i Shqiptarëve në Maqedoni.
Moderatori Blendi Fevziu dhe dy analistët, bënin pyetje dhe silleshin sikur Maqedonia të ishte në një skaj të globit dhe jo në qendër të Ballkanit, shtrohet pyetja pse e bëjnë këtë, sigurisht se për të holla.
-Pse se pyeti askush qu bë me marrëveshjen e Ohrit
-Pse Shqiptarët kanë dokumentacionin në tre gjuhë ndërsa Maqedonët në dy, Maqedonisht, dhe Anglisht
-Pse Shqiptarët për ta pasur dokumentat edhe në gjuhën Shqipe duhët të paguajnë ekstra
-Ku mbeti gjuha Shqipe
-Ku mbeti rregullimi i kushtetutës së Maqedonisë
-Ku mbeti rregullimi i hymnit dhe simboleve shtetërore
-Ku mbetën investimet proporcionale
-Ku mbeti punësimi i Shqiptarëve
-Ku mbetën edhe rreth 60.000 Shqiptarë pa nënshtetësi
-Pse gjitha këto vrasje dhe raste të montuara për Shqiptarët
-Pse asnjë nga këto ngjarje nuk e ka zgjedhur drejtësia
-Ku mbeti statusi i veteranëve të luftës së UÇK-së të 2001
-Ku mbeti regjistrimi i popullsisë
-Pse nuk është bërë një zonë elektorale në gjithë Maqedoninë.
-Për kë punon Ali Ahmeti, në qoftë se s’punon për interesat Shqiptare…?!
E tjera e tjera, nuk do kishin pasur fund pyetjet që ishte dashur ti bëheshin Ali Ahmetit.
Mirëpo un nuk çuditem me juve zoti Fevziu, duke e ditur se nipi i kujt je…!!!
Ne Shqiptarët kemi një shprehje dardha nën dardhë pikën…!!!