Të mërkurën fillon verifikimi në Listën Zgjedhore

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, të mërkurën (26 shkurt) duhet të fillojë verifikimi publik në Listën zgjedhore që përfundon më 11 mars në mesnatë. Sipas informacioneve, Enti Shtetëror i Statistikës i përpunon të dhënat nga Lista zgjedhore, që[ deri te ata dhe deri te KSHZ-ja i ka dorëzuar MPB-ja. Të mërkurën fillon edhe afati dhjetëditor për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve për propozim të kandidatit për deputetë.

Votuesit të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore mund t’i verifikojnë edhe para këtij afati, përmes aplikimit në faqen e internetit të LSHZ-së www.sec.mk.

Sipas Listës së afateve të KSHZ-së më së voni 10 ditë nga shpallja e zgjedhjeve Lista Zgjedhore vendoset për verifikim publik në njësitë rajonale dhe zyrat vendore të Komisionit, por të dhënat e veta, gjithashtu mund t’i verifikojnë edhe përmes aplikimit të faqen e internetit të KSHZ-së.

Në periudhën e njëjtë nga 26 shkurti e deri më 11 mars mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore edhe atë në njësitë rajonale dhe zyrat vendore të Komisionit.

Verifikim të Listës Zgjedhore do t’u mundësohet edhe të burgosurve dhe personave në paraburgim në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Kërkesa për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave në certifikata të veçanta të Listës Zgjedhore gjatë verifikimit publik shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë në paraburgim apo ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg e parashtrojnë përmes organit kompetent për kryerjen e sanksioneve deri te KSHZ-ja më së voni deri më 11 mars.

Verifikimi publik fillon më 26 shkurt edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë apo punojnë jashtë vendit dhe kjo mund të bëhet në përfaqësitë diplomatike-konsullore. KSHZ-ja përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme i dorëzon deri te PDK dhe zyrat konsullore burimet e veçanta nga Lista Zgjedhore për personat nga Lista Zgjedhore për personat për punë të përkohshme apo qëndrim në vendet e huaja në bazë të evidencës së organit kompetent për vendosje në verifikim publik.

Kërkesa për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave në certifikata të veçanta të Listës Zgjedhore gjatë verifikimit publik, shtetasit e Republikës së Maqedonisë së veriut të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit e parashtrojnë përmes aplikimit me postë elektronike personale deri te KSHZ-ja.

Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e verifikimit publik shtetasit e RMV-së të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit mund të dorëzojnë kërkesë të nënshkruar me dorë apo të dërguar përmes aplikimit me postë elektronike personale me të cilën paraqiten për votim në zgjedhjet e ardhshme.

Kërkesën, PDK/ZK menjëherë, ndërsa më së voni në afat pre dy ditëve pas përfundimit të verifikimit publik e dorëzon përmes postës elektronike, ndërsa MPB-ja më së voni anë afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të të njëjtave i dorëzon në KSHZ.

Rreth kërkesave të qytetarëve KSHZ-ja është e obliguar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative përmes rrugës elektronike. Pas padisë GJA vendos në afat prej 24 orëve pas pranimit të saj dhe vendimin menjëherë ia dorëzon paditësit përmes postës elektronike.

KSHZ-ja në afat prej pesë ditëve (deri më 16 mars) nga dita e përfundimit të verifikimit publik. Listën Zgjedhore e dorëzon deri te partitë politike.