Të mërkurën dhe të enjten temperatura deri në 39 gradë

epa09208453 A man and his children enjoy a sunny day near a fountain in the main square in Skopje, North Macedonia, 18 May 2021. Due to the good weather and the declining number of newly infected people with the coronavirus disease (COVID-19), Skopje residents began to walk through the city and visit coffee shops in greater numbers. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nesër do të vazhdojë moti me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje në pjesët veriore do të ketë jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë shumë nxehtë, ndërsa pasdite në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, bubullima dhe erë të fortë dhe kushte për stuhi afatshkurtër, paralajmëroi sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga dita e premte, megjithatë, sipas DPHM-së do të mbizotërojë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë.

Temperaturat maksimale në vend nesër do të arrijnë 36 gradë, pasnesër deri 38, ndërsa ditën e enjte deri 39 gradë. Në Shkup për nesër është parashikuar temperatura maksimale deri në 34 gradë, ndërsa për Gjevgjeli deri në 36 gradë.