Të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli, u përfshinë në dhunë dhe thirrje ‘Kosova është Serbi

Disa prej terroristëve që janë në kërkim për sulmin terrorist në Banjskë ishin mbrëmë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli.

Fotografitë dhe emrat e tyre janë publikuar në rrjetin social X.

Të gjithë janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiq dhe kanë marrë pjesë në akte dhune, duke bërë edhe thirrje si “Kosova është Serbi”.

Në fotografi shihen Stefan Jovanoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq dhe Danjel Dukiq, të gjithë të përfshirë në aktakuzën për rastin në Banjskë.