Të kërkosh që të zbulosh

Të kërkosh për të zbuluar është një proces intelektual – konjitiv (njohës) i shkallës së lartë. Të kërkosh për të zbuluar është nocion që nënkupton ecurinë e përvetësimit të diturive duke iu përmbajtuar qasjeve të caktuara kërkimore. Megjithatë, shkaku i kompleksistetit të vet si nocion, është shumë e vështirë të përcaktohet vetëm me anë të një përkufizimi të vetëm. Vet nocioni të kërkosh për të zbuluar përfshin në vete veprimet e bashkërenduara si qasje e përgjithshme si parakusht për t’ i hyrë procesit të zbulimit

Xheladin Murati

1.Ç’është nocioni kërkim dhe zbulim?
Të kërkosh që të zbulosh janë dy kuptime dhe procese që duken edhe kuptimisht të afërta, ndonëse nuk janë identike. I pari është proces i përpjekjeve për të organizuar dhe i dyti proces udhëhequr konkretisht për zbulimin e një problemi në shkollë kryesisht proces individual ose kolektiv. Por kjo ndarje nuk është e prerë, absolute. Si nocione metodologjike ato kanë në përmbajtjen e vet mjaft elemente të përbashkëta. Ndërlidhja e të dy nocioneve në një të vetme paraqet një koncept të mirëfilltë metodologjik që shpreh kërkimin e presupozuar për të zbuluar metoda e qasje të reja dhe për të përvetësuar dituri në mënyrë të pavarur dhe kreative e të planifikuar. Arsimtari ka detyrim ta mësoj, të kërkojë e të zbulojë që nxënësit t’ ia lehtësoj mësimin. Prandaj në didaktikë është pranuar ndërthurja e nocioneve kërkim dhe zbulim.
Të kërkosh për të zbuluar është një proces intelektual – konjitiv (njohës) i shkallës së lartë. Të kërkosh për të zbuluar është nocion që nënkupton ecurinë e përvetësimit të diturive duke iu përmbajtuar qasjeve të caktuara kërkimore. Megjithatë, shkaku i kompleksistetit të vet si nocion, është shumë e vështirë të përcaktohet vetëm me anë të një përkufizimi të vetëm. Vet nocioni të kërkosh për të zbuluar përfshin në vete veprimet e bashkërenduara si qasje e përgjithshme si parakusht për t’ i hyrë procesit të zbulimit. Njëherit ai është dhe proces i vetëmësimit po edhe akt i ndërmjetësimit në procesin e zbulimit, rrugën e të zbuluarit. Sidoqoftë, procesin të kërkosh si të zbulosh ne e konceptojmë si:
– të mësuar aktiv dhe reflektiv si proces i rinjohjes ;
– të mësuar ku mbizotëron krijimtaria, inkurajimi, pëpjekja dhe motivimi e përparimi;
– të mësuar ku ka zgjidhje, kërkim, iniciativë, pavarësi.
Si koncept i gjerë metodologjik që ka shtrirje dhe imanencë në procesin e mësimdhënies të kërkosh si të zbulosh ka mbështetje në disa koordinata, siç janë: zhvillimi i potencialeve intelektuale, invencionin, nxitjen e kurreshtjes, shkathtësitë intelektuale dhe zbulimin. Funksioni i tij qëndron në zgjerimin e bazës logjike e didaktike të mësuarit, si dimensione të perceptimit të asaj që është e re.
Nga kjo mund të konstatojmë se të kërkosh që të zbuloshosh është një akt kompleks, që në vete ngërthen elemente të shumta didaktike dhe logjike si ato gnoseologjike, aksiologjike, komunikologjike, kreative, interferuese dhe zbuluese.
Pedagogë dhe psikologë të shumtë ( B. Otto, Gaudig, Djui, Ferier, Klapared, Rubinshtajn, Galperin, Zankov, Torndajk, Pavllov, Pieron, Bruner, etj.) janë të mendimit se ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në procesin e të nxënit, por faktori më i theksuar, pa dyshim, është mënyra si të mësojmë përkatësisht të mësojmë duke kërkuar.
Për të kuptuar procesin të kërkosh që të zbulosh duhet të përgjigjemi në dy pyetje: Cka duhet të kërkosh? Si duhet të kërkosh?
Këto pyetje na bëjnë me dije se në mesin e detyrave të ndryshme që ka mësuesi në shkollë është edhe ajo për të kërkuar që të zbulojë sepse kjo reflekton si të mësojnë në mënyrë më cilësore nxënësit. Gjithsesi me rrugë, me mjete dhe me forma të ndryshme.
2. Rëndësia e veprimit të kërkosh që të zbulosh
Nxënësit kanë nevojë të kërkojnë në procesin mësimor duke zbuluar. Roli i arsimtarit është shumë e rëndësishëm. Ata kanë rol ndërmjetësues në transferin e diturive dhe mënyrave të të mësuarit sepse kërkimi për të zbuluar është model bashkëkohor i mësimdhënies.
Në përgjithësi, nocioni të kërkosh që të zbulosh në didaktikë paraqet disa avantazhe në përparimin e mësimit dhe afirmimin e nxënësit, në krahasim me metodat dhe teknikat e tjera që zbaton arsimtari në punën mësimore të ashtuquajtura tradicionale.
Kërkimi është një operacion. Operacioni kërkim – zbulimi në procesin mësimor mund të ketë mjaftë përfitime për të stimuluar të mësuarit.
Të kërkosh që të zbulosh është proces mjaft i rëndësishëm për përparimin e nxënësit. Dy faktorë njëherësh janë me rendësi paraprake për kërkim: pjekuria intelektuale dhe përvoja jetësore. Gjithsesi, me rendësi janë dy elemente : evitimi i stresit dhe lodhjes dhe së dyti, krijimin e vullnetit, dëshirës dhe interesit.
Aftësimi i mësuesit si të kërkoj që të zbulojë ka rendësi parësore dhe paraqet qasjen metodologjike, elementin e vetorganizimit e racionalizimit të kohës, të aftësive dhe të forcës intelektuale. Prandaj është një kulturë e mirë metodologjike udhëzimi si të kërkoj, si të ndërtojmë përcaktime të qarta sesi të ecim përpara.
Natyrisht që veprimi të kërkosh që të zbulosh përbën një proces kompleks i cili kalon nëpër disa etapa. Për të realizuar këtë koncept mjaft kuptimplotë, sipas mendimit tonë, duhet respektuar këto etapa :
– Etapa e reflektimit dhe iniciativës;
– Etapa e nxitjes;
– Etapa e qasjes dhe
– Etapa e fiksimit të diturive për të zbuluar.
Për ta konsoliduar procesin e kërkimit sesi të zbulohet në mësim ai, duhet të udhëhiqet e të drejtohet nga një sistem tepër rigoroz rregullash.
3. Koordinatat e procesit të kërkosh që të zbulosh
Vetë procesi i kërkimit ka këto koordinata:
1. Bëni plan për të kërkuar. Plani është fazë e rëndësishme për të qenë autonom, i pavarur. Të kërkuarit mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse planifikohet mirë.
2. Kërkoni në mënyrë aktive ( mundohuni ta kuptoni materialin, lidheni materialin me njohuritë e përparshme, mos kërkoni pa paramendim).
3. Si të motivoheni? Që plani mos u dështoj motivoni veten ( bëhuni të qëndrueshëm, mos u tërhiqni nga plani dhe vështirësitë). Nëse nuk mund të përqendroheni në kërkim bëni një pauzë reflektimi.
4. Çka nuk duhet të bëni? (bëni organizim sipas nevojave tuaja, mos shpejtoni me materialin, mos u tërhiqni nga të kërkuarit kur hasni në vështirësi, mos e ndërpreni kërkimin)
5. Si të kërkoni? Për të kërkuar një problem është e nevojshme të kuptuarit e materialit dhe ushtrime, nxjerrni përfundime dhe rezyme nga materiali, ndani kuptimet themelore në skica, tabela, pasi e mësoni materialin bëni shpjegimin e tij.
6. Mos u dorëzoheni para dëshirave. Këmbëngulja është një faktor çelës i suksesit në kërkim. Prandaj zbatoni planin e paraparë të kërkimit.
4. Të kërkosh është proces individual
Argumentimet që bëmë më lart na japin vetëm një aspekt të procesit të të kërkuarit. Kjo edhe për faktin se të kërkosh nuk është unik, i njëjtë te të gjithë mësuesit, madje edhe te një shkollë. Ai ndryshon, përmirësohet duke shkaktuar edhe ridimensionimin e kërkimit ne procesin e të mësuarit.
Me gjithë këto përparësi, të kërkosh që të zbulosh si një proces metodologjik e didaktikë në punën mësimore, nuk duhet absolutizuar. Ai mund të jetë i suksesshëm nëse vendosen raporte pozitive ngritjes personale dhe artikulimit të zbulimeve dhe risive në punën mësimore. Zbulimi dhe evidentimi i risive është një mjet për të kuptuar atë që ndodh në botën e brendshme të nxënësit gjatë procesit mësimor.
Në kësi konteksti që zhvillohen si përgjigje ndaj sfidave të mësimdhënies të një dimensioni më të ngritur kanë relevancë për bashkëkohësimin e procesit mësimor dhe më mësimnxënies. Me këtë rast mund të themi se të kërkosh që të zbulosh paraqet në një aspekt një faktor për zgjerimin e bazës didaktike për të motivuar dhe aftësuar nxënësit të mësojnë. Po për të njëjtën arsye ky proces e zgjeron bazën e veprimit në proces të të mësuarit.