Të hënën shpërndahet Kuvendi i Kroacisë

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë propozoi shpërndarjen e tij që do të ndodh të hënën, ndërsa pas kësaj zgjedhjet parlamentare.

Pasi vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin sot formalisht e propozoi kryetari i Kuvendit Gordan Jandrokviç, të hyjë në fuqi, do të vijojë vendimi për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare të cilin e merr presidenti i shtetit.

Shpërndarja e Parlamentit kroat u njoftua dje, 18 maj, nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili informoi presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve më 21 ose 28 qershor dhe 5 ose 12 korrik.

Zgjedhjet për Parlamentin mbahen jo më vonë se 60 ditë nga skadimi i mandatit ose shpërbërja e Parlamentit, ndërsa deputetët zgjidhen për një mandat prej katër vjetësh. /AA