Kosovë-Shqipëri Të hënën nuk mbahet mësim në katër shkolla të Skenderajt

Të hënën nuk mbahet mësim në katër shkolla të Skenderajt

Pas vërshimeve me dëme materiale, të hënën nuk mbahet mësim në katër shkolla të Skenderajt.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, përmes një statusi në Facebook.

“Mësimi nuk do të mbahet në shkollat: Gjimnazi “Hamëz Jashari”, ShMLP “Anton Çetta”, Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë dhe Shfmu “Bashkim Sadiku” në Tushilë, të cilat për shkak të dëmeve të mëdha nga përmbytjet nuk kemi arritur ende t’i kthejmë në gjendje normale”, ka shkruar Duraku.

Ndërkohë, në shkollat tjera do të mbahet mësim i rregullt.