Të gjithë pas Nkunku – garë mes Man United, Milan, Arsenal e Inter

RB Leipzig's French midfielder Christopher Nkunku celebrates after scoring a goal during the UEFA Champions League group stage football match between Bruges (Club Brugge) and Leipzig at Jan Breydel stadium in Bruges, on November 24, 2021. - Belgium OUT (Photo by BRUNO FAHY / BELGA / AFP) / Belgium OUT (Photo by BRUNO FAHY/BELGA/AFP via Getty Images)

Katër skuadra janë në garë për shërbimet e Christopher Nkunku.

Ylli i RB Leipzig ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjet e tij brilante në kuadër të Bundesliga. Paraqitjet e tij marrin kuptim edhe më shumë me statistikat e tij.

Nkunku është një nga sulmuesit më produktiv në top pesë ligat evropiane dhe kjo ka vënë shumë skuadra pas tij.

Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se në garë për kartonin e lojtarit të Leipzig janë katër skuadra, përcjell lajmi.net.

Man United, Arsenal, Milan dhe Inter aun nënshkrimin e lojtarit.

‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Rossoneri’ shihen si skuadrat me gjasat më të mëdha për të siguruar Nkunku. Lojtari thuhet se preferon një skuadër që e çon në Champions League dhe kjo favorizon Milanin.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari që deri më tani ka shënuar 17 gola (në 30 ndeshje).