Të gjitha vendkalimet kufitare të mbyllura, lëshohen vetëm kamionët dhe personat e autorizuar

Për të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë të mbyllura të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura edhe për hyrje në vend për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për tranzit të automjeteve ngarkuese, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe ata që do të marrin leje adekuate nga ana e MPB-së, ndërkaq pasi paraprakisht të kenë marrë mendim nga ana e shtabit kryesor koordinues.

LAMM informon se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka dukuri të mjegullës së mëngjesit dhe paraqitje të shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht i referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.