Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik, për shkak të reshjeve të borës rekomandohet drejtim i kujdesshëm

Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku po zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Në Strumicë, Krushevë dhe Gjavatë po bie borë e lehtë, e cila aktualisht nuk po qëndron në rrugë.

Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, në dispozicion janë makineritë dhe fuqia punëtore e nevojshme, dhe pastrimi i borës po kryhet vazhdimisht në terren. Në bashkëpunim me NP për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e trafikut të qetë dhe të sigurt.

Përveç drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe shpejtësia e rregulluar sipas kushteve të rrugëve.

Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.