Viti 2021 u përcjell edhe me humbjen e disa prej artistëve me shumë vlera për estradën shqiptare, duke lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore dhe artin në përgjithësi.
Rasim Thaçi – Cima
Ndarja nga jeta e humoristit Rasim Thaçi-Cima trishtoi shumë qytetarët e Kosovës.
Cima ndërroi jetë nga infektimi me koronavirus, pas disa javësh qëndrimi në klinikën e Infektivës.
Lajmin për vdekjen e Cimës e bëri vajza e tij, Adelina përmes rrjeteve sociale. Humoristi i ndjerë, vdiq me 26-të mars pas komplikimeve me COVID-19.
Cima ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare duke lënë pas një karrierë të bujshmë prej një humoristi profesionist.
Luran Ahmeti
Aktori Luran Ahmeti vdiq me 25 mars 2021 pas infektimit me COVID-19.
Lajmin pë vdekjen e Luran Ahmetit e kishte bërë të ditur Muhamed Zekiri përmes rrjeteve soociale.
Kujtojmë, se aktori i ndjerë ka pasur role të shumta në Teatrin Kombëtar të Shkupit ndërsa së fundmi u njoh edhe me rolin në serialin “O sa mirë”.
Ylber Aliu
Estrada kosovare më 30 qershor 2021 humbi një artist të muzikës.
Këngëtari Ylber Aliu ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjes. Artisti nga Maqedonia e Veriut kishte kohë që trajtohej në dializë sepse e kishte të dëmtuar njërën veshkë.
Ndryshe, Ylber Aliu ka shumë projekte muzikore duke mos munguar edhe bashkëpunimet.