Të enjten publikohet projekti i ri muzikor i Butës

Buta është njëri ndër reperët më të dashur të publikut.

Së fundi ai ka paralajmëruar për publikimin e projektit të tij të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Tashmë kënga është finalizuar dhe të enjten pritet të publikohet.

Përmes një postimi në profilin e tij të ‘Instagramit’, Buta zbuloi se projekti mban titullin “Rich” dhe pritet të lansohet të enjten në ora 18:00.

“Rich-24.03.22, 18:00”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos të shkëputur nga skenat e klipit të ri.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit muzikor i reperit të njohur është “Telebingo” që u lansua në dhjetor të vitit të kaluar.

Reperi gjithashtu është mjaft aktivë me koncertet dhe aktivitetet e tij./Lajmi.net/