Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri janë bashkuar edhe një herë për një projekt muzikor.
Ata i kanë njoftuar fansat e tyre përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.
Ky projekt muzikor do të lansohet me 13 korrik.
“E para/ I pari 13.07 – 18:00”, ka qenë përshkrimi që ia kanë vënë postimit në Instagram.
Të njëjtit kanë ndarë me fansat edhe një pjesë të shkurtër të asaj se si do të duket klipi i ri.
Albani dhe Dafina disa muaj më parë lansuan duetin e tyre të parë të titulluar “Copa Copa”./Lajmi.net/




