“Të dua shumë”, Mihrija e telefonon ‘live’ në emision nusen e saj

Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha ka marrë vëmendjen e publikut e mediave rozë.
Në emisionin “Era Verë”, në T7 ajo foli rreth mos-ftesës së mikes së saj Remzie Osmanit në fejesën e djalit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu në këtë emision Mihrija pranoi kërkesën e moderatorit dhe telefonoi nusen e saj ‘live’ në emision.

Ajo foli me Tringën disa minuta, teksa zhvilluan një bisedë të këndshme dhe të shkurtër.

“Të dua shumë”, iu drejtua ndër tjerash artistja nuses së saj. /Lajmi.net/