Dy nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit edhe krytetar komunash, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti kanë ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet KF Shkëndija dhe Samsunspor, e zhvilluar në arenën Todor Proeski Arena në Shkup, raporton Zyrtare.net
Dy nga liderët e koalicionit VLEN janë parë në tribunë në shoqërinë e ambasadorit të Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, teksa kanë ndjekur me interes takimin. Objektivi i kamerës i ka kapur në një moment buzëqeshjeje gjatë lojës.
Ndeshja e zhvilluar sonte përbën një moment historik për klubin tetovar dhe për futbollin e Maqedonisë së Veriut, pasi është hera e parë që Shkëndija – dhe një skuadër nga vendi – arrin në një fazë kaq të avancuar të një kompeticioni evropian.



