Të BDI-së ishin hapësirat që u dogjën në Kërçovë (FOTO)

Zjarr shpërtheu mbrëmë në orën 01:10 pas mesnate në hotelin “Arabella” në Kërçovë, me ç’rast është djegur edhe zyra e BDI-së, ku ishte vendosur shtabi zgjedhor i kësaj partie.

Në vendin e ngjarjes dolën nëpunësi policor nga Stacioni policor Kërçovë, kumtoi MPB.
Për stuhinë e zjarrit menjëherë intervenuan nga ana e NJTZ-së Kërçovë, prej ku morëm informata se  është vepruar  me tre automjete dhe gjashtë zjarrfikës.

Siç kumtoi MPB në zjarr nuk ka persona të lënduar./TV21