Të akuzuarit në rastin “Monstra” do të bëjnë mbikqyrje në raportin e MPB-së për celularët e konfiskuar

Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Monstra” sot do të bëjnë mbikqyrje në raportin e MPB-së për analizën e 10 nga 31 celularëve. Ky vendim doli nga fakti se avokatët dhe të akuzuarit në këtë lëndë kanë marrë vetëm raportim të analizës, por jo edhe përmbajtjen e raportit të MPB-së për celularët.

Përfaqësuesi i Repartit për forenzikë digjitale, gjatë deklaratës së tij në gjykatë e sqaroi procedurën se si bëhet analiza e celularëve.

“Ekzistojnë raste kur softuerët nuk ofrojnë mbështetje për nxjerrje të celularit speficik. Përgatitja e këtij raporti filloi më 24 tetor të vitit 2019 dhe ka zgjatur deri në shkurt të vitit 2020”, tha ai.

Parregullsia teknike te një pjesë e celularëve ishte mungesa e baterisë, pamundësia për lidhje me kompjuter, mosfunksionimi i baterisë dhe ngjashëm.