Të gjitha anketat e gabuan rezultatin e zgjedhjeve në Kroaci

Të gjitha Agjencitë për hulumtimin e mendimit publik në Kroaci prognozonin fitore të SPD-së opozitare.
Vetëm anketa e fundit e IPSOS-it prestigjioz parashikonte fitore minimale të HDZ-së për vetëm një mandat.
Pas numërimit të 80 për qind të votave, HDZ ka siguruar 68 mandate, kurse SPD vetëm 43.
Për formim të Qeverisë HDZ-së i nevojitet shumicë prej 76 deputetëve.