ShowBiz Tayna përmend një moment të sikletshëm në koncert kur i kanë pëlcitur...

Tayna përmend një moment të sikletshëm në koncert kur i kanë pëlcitur pantallonat

Reperja nga Prizreni, Tayna, kohëve të fundit ka qenë më pasive në muzikë e kryesisht me prurje të reja.

Ajo duket se ka bërë një pauzë të shkurtër kësaj radhe për tu rikthyer fuqishëm verës me një sërë projektesh e bashkëpunimesh.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) së fundmi ka qenë e ftuar në “50 pyetje” në Prive, ndërkohë që ka zbuluar shumë gjëra rreth vetes.

Tayna (Foto: YouTube)

E pyetur për momentet më të sikletshme, ajo ka treguar për disa ngjarje që i kanë ndodhur nëpër koncerte.

Në njërin rast, krijuesja e hitit “Pijetore” zbulon kur i kanë pëlcitur pantallonat derisa po kërcente.

Kurse, një tjetër ngjarje të sikletshme ka kujtuar momentin kur ishte rrëzuar në skenë, pasi dyshemeja kishte qenë e lagur.

Tayna veçse ka nisur punën për këngët e reja dhe se në verë do t’i kompletojë disa edhe me videoklipe.